Teknologjia antidron që po evoluon në vijën e frontit në Ukrainë
13:17 - 08 Korrik 2024
Dronët e lirë dhe të armatosur e kanë transformuar fushën e betejës në Ukrainë dhe i kanë detyruar ushtritë të provojnë mënyra të shumta të reja kundër kërcënimit vdekjeprurës.
Nga kamuflimi te të shtënat me disa armë përnjëherë, këtu janë 11 pajisje dhe improvizime të ndryshme kundër dronëve që po përdoren nga forcat ukrainase dhe ato ruse.
Demonstrimi i një sistemi antidron të montuar në trekëmbësh në Moskë, në qershor të vitit 2023.Një sistem rus shumëraketor, i pajisur me rrjetë teli për të parandaluar që dronët FPV të shpërthejnë drejtpërdrejt në tubin e lëshimit të tufës së raketave. Fotoja është bërë në lindje të Ukrainës në qershor. Një automjet ushtarak rus i blinduar dhe i kamufluar me dru, rrjetë dhe blinda anësore të dukshme për t’u mbrojtur nga dronët FPV është parë në rajonin Luhansk të Ukrainës, në qershor.Tanke të tjera të quajtura tanke breshkë që përdorin blinda më të lehta, siç është ky T-72 rus. Zinxhirët e varur përpara shoferit mund të ndalojnë kalimin e dronëve, duke lejuar gjithashtu lëvizjen e frëngjisë dhe një rrugë shpëtimi për ekuipazhin. Tanku i modifikuar u fotografua në rajonin Herson të Ukrainës, në qershor.Një tank rus e tipit “breshkë” pas kapjes nga Ukraina në qershor. Tanket përdorin një kuti të improvizuar e të blinduar lehtë të projektuar për të aktivizuar siguresat e goditjes së eksplozivëve që barten nga dronët FPV (kamikazë), duke bërë që ata të shpërthejnë në mënyrë të padëmshme përpara se ta arrijnë vetë tankun.Një automjet rus që krijon mjegulla tymi u pa në rajonin e Luhanskut të Ukrainës në qershor. Nuk është e qartë nëse kjo foto tregon një operacion luftarak, por krijimi i mjegullave të tymit është përdorur nga forcat pushtuese ruse për të fshehur lëvizjen e trupave dhe automjeteve në lindje të Ukrainës.Një luftëtar rus me një armë të improvizuar antidron i përbërë nga pesë pushkë AK-74 të pajisura me shufra këmbëzash që shkrepin të gjitha armët në të njëjtën kohë. Arma u fotografua në rajonin Herson të Ukrainës në qershor.Një ushtar ukrainas me një “çantë shpine antidron” gjatë një demonstrimi të pajisjeve bllokuese në rajonin e Lvivit, në maj të vitit 2024.Një ushtar ukrainas mban një armë antidron në një pozicion në vijën e parë të frontit pranë Avdivkas në prill të vitit 2023.
Pajisja prej 11.300 dollarësh e prodhuar në Ukrainë që shihet në këtë imazh, përdor valët e radios për të mposhtur lidhjen midis një droni dhe operatorit të tij. Ndërhyrja mund të ndërpresë furnizimin me video të dronit dhe, në varësi të modelit të dronit, mund ta detyrojë atë të kthehet në pikën e tij të ngritjes, të ulet menjëherë ose të largohet me erën dhe përfundimisht të rrëzohet.Një cisternë ruse e karburanteve e maskuar si një kamion druprerës. Automjeti i kamufluar është fotografuar në lindje të Ukrainës në janar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.