Trashëgimi

Tekno e Berlinit futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s

Gjatë viteve 1980 skena e klubeve të Berlinit u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës tekno të asaj kohe në botë. Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë. Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar "Tresor", i cila u hap në vitin 1991 si dhe Parada vjetore e Dashurisë. Tani skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Berlini njihet në botë për gjallërinë e klubeve, megjithatë shumë prej tyre po vuajnë ende nga pasojat e pandemisë COVID-19.

E ngarkuara e qeverisë gjermane për kulturën, Claudia Roth, e vlerësoi përfshirjen e skenës berlineze të teknos si një shenjë të rëndësishme për një koncept të zgjeruar të kulturës, i cili drejtohet kundër "ndarjes absurde" midis kulturës serioze dhe kulturës argëtuese.

"Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me subkulturë apo teknika tradicionale artizanale, ato të gjitha janë pjesë e pasurisë kulturore të vendit tonë”, tha ajo në Berlin.

Lista e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s përfshin elemente të tilla si muzika, vallet, performancat, zejet e lashta dhe zakonet e ndryshme si thesare kulturore botërore që duhen mbrojtur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë