Shendet

Të vaksinuarit me AstraZenca në Gjermani do të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër

Personat mbi  60 vjeç të cilët kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca do të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër, sipas një njoftimi nga ministrat federalë dhe rajonalë të shëndetësisë gjermane.

Politika e re është në përputhje me rekomandimet e publikuara  javën e kaluar nga komisioni i vaksinave të Gjermanisë, i cili gjithashtu rekomandoi që injeksioni i dytë të bëhej 12 javë pas dozës fillestare të AstraZeneca.

Gjermania është ndër vendet e shumta që kanë kufizuar përdorimin e vaksinës tek të moshuarit pas raportimit se disa pacientë kishin pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Agjencia Europiane e Barnave javën e kaluar tha që mpiksjet e pazakonta të gjakut duhet të renditen si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës AstraZeneca, ndërsa theksoi se përfitimet e përgjithshme në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet.

Sipas të dhënave janë raportuar 222 raste të mpiksjeve të gjakut në  Zonën Ekonomike Europiane (BE, Islandë, Norvegji) dhe Britani, nga 4 Prilli, sipas EMA.

Shumica e rasteve të raportuara ishin  gra nën 60 vjeç brenda dy javësh nga vaksinimi. Sipas ministrisë së shëndetësisë të Gjermanisë, rreth 2.2 milion persona të moshës nën 60 vjeç kanë marrë një dozë të AstraZeneca në javët e fundit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë