Në Katedralen Salisbury në Angli, mijëra njerëz po vaksinohen kundër Covid-19 në këto orë.
Por imagjinoni të bëni vaksinën Covid brenda një katedraleje nën sfondin e një pianoje që luan.
Vetëm ideja është jashtëzakonisht sugjestionuese. Ky është përshkrimi i raportuar nga “New York Times”, i asaj që po ndodh në Katedralen Salisbury në Angli.
Vaksinat në Angli
Britania është në mes të një fushate vaksinimi masiv, duke garuar për të kapërcyer përhapjen e virusit, ndërsa një variant i ri i zbuluar në vend rritet. Deri më tani, rreth 6.3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, pak më pak se 10% e popullsisë. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik ka nënshkruar kontrata me dhjetëra zyra të mëdha që do të funksionojnë si qendra vaksinimi. Të hënën, Britania e Madhe njoftoi 33 vendndodhje të reja, përfshirë Katedralen e Salisbury. Kështu, nga 16 janari, seancat e vaksinimit organizohen dy herë në javë për rreth 1,200 njerëz në ditë. Sesionet zgjasin rreth 12 orë, dhe për pjesën më të madhe të kësaj kohe, David Halls dhe John Challenger, pianistët e katedrales, sigurojnë muzikë në sfond, duke filluar nga himne të njohura deri te meloditë e sheshit dhe operat klasike.
Të dëgjosh tingujt e pianos gjatë vaksinimit
Në Britaninë e Madhe, si në Itali dhe vende të tjera, muzetë, koncertet, festivalet dhe teatrot janë pezulluar plotësisht. Përballë kësaj, megjithatë, shteti ka zgjedhur vende të veçanta për vaksinën e re kundër virusit. Mjafton të mendoni për Muzeun e Mjekësisë Thackray në Leeds, në veri të Anglisë dhe Teatrin Hertford, në veri të Londrës – ato janë bërë qendra vaksinimi, duke përfituar nga hapësirat e tyre të mëdha, të ajrosura mirë dhe nga përvoja në trajtimin e turmave. Katedralja është, sigurisht, më shumë një vend fetar sesa kulturor. Por përtej tingujve të muzikës, kushdo që hyn në ndërtesën gotike të shekullit të 13-të në Anglinë jugperëndimore, gjithashtu mund të mrekullohet me arkitekturën e saj dhe të sodisë vepra të ndryshme arti.
Ana pozitive e vaksinimit
Dan Henderson, një nga mjekët që mbikëqyr qendrën, tha se katedralja ishte një hapësirë perfekte për vaksinimet, pasi hapësira e saj e madhe, plot rryma ajri zvogëlon rrezikun e kapjes së virusit.
Muzika ishte një bonus, shtoi ai, por ajo kishte një përfitim mjekësor sepse uli ankthin e njerëzve.
“Ndërhyrja mjekësore po shndërrohet në një event”, – tha ai, – “dhe kjo me të vërtetë i lehtëson pacientët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.