Sport

Të shumtë kampionët globalë në ‘Kamila Skolimowska Memorial’

Nga Gazeta Si – Sha’Carri Richardson dhe Melissa Jefferson-Wooden bashkohen me Marileidy Paulino, Shericka Jackson dhe Keely Hodgkinson në Silesia.

“Wanda Diamond League” kthehet me stilin e saj në fundjavën e ardhshme me një listë pjesëmarrësish ku bien në sy kampionë Olimpikë, kampionë të Botës dhe fitues eventesh të disiplinës në “Kamila Skolimowska Memorial”.

Pretendentë që testojnë në këtë mënyrë formën e tyre përpara “World Athletics Championships” në Tokyo dhe “Wanda Diamond League Final” në Zurich me 27-28 Gusht.

E mbiquajtur fillimi i “Road to the Final”, Silesia rezervon kampionë dhe rekordmbajtës në eventin e fundjavës.

Sprintieret amerikane Sha’Carri Richardson dhe Melissa Jefferson-Wooden do të përballen në garën e 100 metrave për femra, ndërsa 3 herë kampionia në “Diamond League”, xhamaikania, Shericka Jackson kthehet në garën e 200 metrave.

Kampionet olimpike, Marileidy Paulino dhe Keely Hodgkinson do të startojnë respektivisht në garat e 400 dhe 800 metrave.

Kampionia britanike rikthehet pas një mungese të gjatë në “Diamond League” për shkak dëmtimi.

Gara e 100 metrave me pengesa për femra rezervon duelin mes rekordmbajtëses Tobi Amusan, kampiones olimpike Masai Russell dhe rivaleve xhamajkane, Ackera Nugent, Megan Tapper dhe Danielle Williams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë