Lajme

Të shtunën vranësira dhe reshje të pakta në Jug, të dielën diell

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik  dhe rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme duke ndikuar kushte atmosferike pjesërisht të qëndrueshme edhe në vendin tonë.

E Shtunë, data 14 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira me prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje të shoqëruar me reshje të pakta në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      -2/10°C

Zona e ulët         -1/15°C

Zona bregdetare 4/16°C

E Diel, data 15 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      -1/11°C

Zona e ulët         1/16°C

Zona bregdetare 6/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë