Të shtruarit në spitale nga varianti Omicron po tregojnë se shfaqin gjerësisht simptoma më pak të rënda se më parë.
Ministrja për Vaksinat dhe Shëndetin Publik në Mbretërinë e Bashkuar Maggie Throup, ka deklaruar se në këtë fazë nuk kishte nevojë për kufizime të mëtejshme.
Ndërsa shtrimet në spital po rriten, vendi nuk kanë ndjekur trajektoren e rasteve të përditshme, duke reflektuar ndoshta ndikimin e vaksinave dhe vaksinave përforcuese dhe ashpërsinë e mundshme më të ulët të Omicron dhe vonesën kohore të njerëzve që shkojnë në spital.
“Për momentin, njerëzit po shkojnë me simptoma më pak të rënda në spital se më parë. Numrat e të shtruarve në spital janë rreth gjysma e atyre që ishin një vit më parë dhe kjo thjesht tregon fuqinë e vaksinës,” tha Throup.
Neil Ferguson, një epidemiolog në Kolegjin “Imperial” Londër, tha se ndërsa infeksionet në Londër në moshën nën 50 vjeç mund të kenë rënë, rritja në atë grup moshë nuk kishte pasur ende kohë për t’u përhapur në grup moshat më të vjetra, të cilat janë më të prekshme ndaj COVID-19.
“Vaksinimi po ndihmon në drejtim të mbrojtjes kundër sëmundjeve të rënda, i ndihmuar nga fakti se Omicron pothuajse me siguri është thelbësisht më pak i rëndë, por ende ushtron presion mbi sistemin shëndetësor, “shtoi Ferguson!
Rritja e numrit të rasteve ka çuar që të ketë mungesa të konsiderueshme shërbimesh për shkak se shumë anëtarë të stafeve të shërbimit dhe ato mjekësorë janë në izolim.
Burimi:BBC/Përshtati në Shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje