Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Velipojë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, megjithëse nuk është gjetur në vendngjarje nga Policia e Shtetit.
Mësohet se disa persona nga dy automjete të ndryshme kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, ndërsa ende nuk bëhet me dije shkaku i të shtënave.
Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes teksa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë e për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka nisur me mbledhjen e pamjeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar gjithë të përfshirët në konflikt. Ndërkohë që vijon puna edhe për kapjen e të plagosurit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



