Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë pranë QSUT-së

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Të shtënat janë verifikuar në rrugën e “Dibrës” pranë zonës së QSUT-së në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk ka patur të plagosur gjatë të shtënave me armë. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 automjeteve, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë