Nga Gazeta Si- Rreth orës 13:30, në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.M, banues ne Zejmen Lezhë.
Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.