Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Milot.
Policia thotë se rreth orës 12:10 në rrethana të paqarta është plagosur shtetasi Ylli Ibrahimi.
45-vjeçari është transportuar menjëherë në spital ku po merr mjekimin.
“Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk janë qartësuar rrethanat e plota të kësaj ngjarje, nëse 45-vjeçari është qëlluar nga dikush tjetër apo është vetëplagosur.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, përfundon njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.