Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16.30, në qytetin e Bulqizës. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pranë ‘Urës së Çerenecit’.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Mirdash Osmani, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se fartmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mbi Osmanin të ketë qëlluar Blerim Skara. Dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë