Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri drejt një pike karburanti në Tropojë, autorët në kërkim

Gazeta Si- Një pikë karburanti në Fierzë të Tropojës është qëlluar me armë zjarri mesditëm e kësaj të enjteje nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa po punon për identifikimin e autorëve.

“Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.", - njofton policia.   

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë