Lajme

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. I, banues në lagjen “Guerrile”, i cili ka rënë në prangat e policisë pak pasi qëlloi në ajër me armë zjarri.
Policia menjëherë më pas i ka sekuestruar edhe armën e tipit kallashnikov, e cila dyshohet të jetë përdorur nga i 25-vjeçari.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë