Ka ndodhur

Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Një person, i identifikuar si Akil K., është plagosur si pasojë e të shtënave.

34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë ndërsa një person tjetër e ka plagosur. Ka qenë e fejuara e cila e ka dërguar në një spital privat, ku dhe po merr mjekimin.

Policia ka identifikuar autorin por nuk jep detaje të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë