Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Jalë.
Mësohet se dy grupe të rinjsh, pasi kanë konsumuar alkool në një nga klubet e natës, janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ndërkohë, më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa raportohet për një vajzë të lënduar nga xhamat e thyer. Policia nuk ka ende një konfirmim për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




