Ka ndodhur

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, plagoset një 57-vjeçar

Gazeta Si - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Fushë Krujë, ku një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Në një informacion paraprak për mediat, policia tha se i plagosuri është një 57-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Krujë/Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë