Lajme

Të shtëna me armë në Durrës, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes dy personave, teksa për momentin nuk flitet për të lënduar në njerëz.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Dyshohet se është qëlluar me armë të llojit kallashnikov.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë uniformat blu, vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij konflikti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë