Mendim

Të sëmurët mendorë nuk vrasin!

Nga Washington Post"- "Sëmundjet mendore dhe urrejtja tërheq këmbëzën, jo armën". Ky ishte reagimi i parë i presidentit amerikan Donald Trump të hënën, pas shtënat masive në Teksas dhe Ohio që u morën jetën 31 personave. Presidenti i përshkroi sulmuesit si "njerëz dhe përbindësha të sëmurë" dhe bëri thirrje për përdorim të shpejtë të dënimit me vdekje dhe miratimin e ligjeve që do ta lehtësonin çarmatosjen e armëve nga njerëzit që besohet të jenë të rrezikshëm. Sigurisht është e lehtë për publikun të supozojë se kushdo që kryen vrasje masive është i sëmurë mendor, pasi të gjithë sulmuesit e kohëve të fundit janë cilësuar si të tillë.

Si përgjigje, ekspertët e shëndetit mendor përsëritën ato që kanë thënë pas të shtënave të mëparshme: Shumica e njerëzve që vuajnë nga sëmundje mendore nuk janë të dhunshëm, ata kanë shumë më shumë gjasa të jenë viktima të krimeve të dhunshme sesa autorët, dhe qasja e tyre ndaj armëve të zjarrit është një pjesë e madhe e problemit.

"Nëse sëmundjet mendore do të ishin faktori që do të çonin drejt të shtënëve masive, atëherë vendet me nivele më të larta të vetëvrasjeve duhet të kishin nivele më të larta të të shtënave dhe vrasjeve në publik. Por kjo nuk është ajo që ne shohim " tha Arthur Lankfort, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Psikogëve Amerikanë.

Sipas Lankford, problemi qëndron tek ligjet e armëve dhe lehtësia me të cilën qytetarët mund të blejnë armë.

Presidenti amerikan Donald Trump, Gazeta Si, 8 gusht 2019

"Çelësi i asaj që po ndodh këtu është blerja e armëve nga njerëz që janë të rrezikshëm ose të shqetësuar," tha Lankford. Ligjet amerikane e bëjnë më të lehtë të çarmatosjen e njerëzve që besohet se përbëjnë rrezik për veten e tyre ose të tjerët, por nganjëherë nuk ka shenja të qarta paralajmëruese ose nuk raportohen tek autoritetet.

Muajin e kaluar, Shërbimi Sekret i SHBA-së publikoi një raport mbi të shtënat masive ndaj publikut në vitin 2018, duke zbuluar se sulmuesit nuk kishin të njëjtin profil dhe se asnjë ngjarje nuk mund të përdoret "për të parashikuar se kush do të përfshihet në ngjarje të dhunshme dhe se sëmundjet mendore nuk janë faktori i vetëm i rrezikut. Por dy të tretat e sulmuesve kishin shfaqur simptoma të problemeve të shëndetit mendor si depresioni apo paranoja.

Megjithatë, sugjerimi i presidentit Trump se 46 milionë amerikanët që vlerësohet të vuajnë nga depresioni dhe 11.2 milionë amerikanët që mendohet se vuajnë nga sëmundje të rënda mendore, siç është skizofrenia dhe çrregullimi bipolar, janë vrasësit të rrezikshëm, është po aq i gabuar sa sugjerimi se 329 milionë amerikanët e bardhë janë të aftë të kryejnë vrasje masive. Mbi të gjitha, të qenit i bardhë është një nga tiparet më të zakonshme të sulmuesve.

Homazhe pas sulmit në El Paso, Gazeta Si, 8 gusht 2019

Ndërkohë, hulumtime të tjera theksojnë se një pjesë shumë e vogël e të gjitha vrasjeve të lidhura me armë në Shtetet e Bashkuara përfshijnë njerëz me sëmundje të rënda mendore. Në fakt, vetëm 3 për qind e krimeve të dhunshme mund t'i atribuohen personave me sëmundje të rënda mendore.

"Shumica e të shtënave ndaj qytetarëve nuk drejtohen nga marrëzitë ose zërat në kokën e sulmuesve. Ata shtyhen nga nevoja për të ushtruar pushtetin e tyre mbi një grup tjetër. Sulmuesit janë të zemëruar nga padrejtësitë me të cilat sipas tyre janë përballur, si femrat që nuk do të flinin me ta, profesorë që nuk vlerësonin talentin e tyre, pakicat që gëzonin të drejta që dikur ishin vetëm privilegje për të bardhët. Nuk janë sëmundjet mendore ato që çojnë drejt këtyre sulmeve, por etja për më shumë privilegje, pasiguria dhe urrejtja. Ndoshta disa prej tyre gjithashtu vuajnë nga depresioni ose ankthi, por kjo nuk është arsyeja pse ata hapën zjarr ndaj grupeve të huajve”, thotë psikologja Amy Barnhorst, e cila thekson se urrejtja nuk është një sëmundje mendore

FBI i përshkruan krimet e urrejtjes si një "vepër penale kundër një personi ose grupi njerëzish të motivuar tërësisht ose pjesërisht nga paragjykimi i një shkelësi kundër një race, feje, paaftësie, orientimi seksual, përkatësia etnike, gjinia ose identiteti gjinor."

Homazhe pas sulmit në El Paso, Gazeta Si, 8 gusht 2019

Ndërsa psikiatrit James L. Knoll dhe George D. Annas paralajmërojnë se ligjet e kufizimit të armëve që përqendrohen tek njerëzit me sëmundje mendore përkeqësojnë mitin se sëmundjet mendore çojnë në dhunë, si dhe në perceptimin se sulmet me armë dhe sëmundjet mendore janë të lidhura. "Urrejtja ushqehet nga mite të tilla”, thotë Knoll.

Ai thotë se "ligjet që synojnë të zvogëlojnë sulmet me armë duke u përqendruar tek një pakicë që përfaqëson më pak se 3 për qind të të gjithë sulmuesve të viteve të fundit do të kenë rendiment jashtëzakonisht të ulët.

“Asnjë prej sulmuesve që ka shtire mbi njerëz të pafajshëm nuk kishte qenë i shtruar në spital psikiatri. Kështu që fajësimi i këtyre njerëzve margjinalizon dhe krijon paragjykim për këto grupe dhe mbron fajtorët e vërtitë”, thotë Knoll.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë