Shendet

Të sëmurët me kancer duhet të bëjnë ushtrime fizike

Një program fitnesi para kimeoterapisë këshillohet për pacientët me kancer, që të përmirësohet shëndeti i tyre, sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Londër.
Program i quajtur “prehab” do të përfshijë një regjim tre seancash fitnesi në javë, të kombinuar me një stërvitje kardio me intensitet të lartë. Mjekët shpresojnë se kjo procedurë do të ndihmojë, pacientët në rimëkëmbjen e tyre.
“Trajtimet e kancerit tani funksionojnë më mirë se më parë , por sigurisht që ato kanë efekte anësore në trupin tuaj,” shprehet shefi ekzekutiv i shërbimit kombëtar shëndetësor në Londër.
Ai thekson se ka një sërë provash që tregojnë se ia vlen të kryesh ushtrime fizike përpara kimioterapisë ose operacionit.

“Pacientët po përgatiten për rigjenerimin e tyre para se të fillojnë trajtimin e tyre,” shtoi ai.
June Davis, këshilltar për Profesionistët e Shëndetit në organizatën jofitimprurëse Macmillan, shprehet se të presësh për të filluar trajtimin është shumë shqetësuese dhe kjo ndikon edhe më shumë në cilësinë e shëndetit. Kështu që ushtrimet fizike ndihmojnë edhe shëndetin mendor
"Ndërsa kjo mund të duket e jashtëzakonshme, që pacientët e diagnostikuar të kryejnë ushtrime fizike, ne e dimë se rehabilitimi mund të bëjë që njerëzit të jenë më të qetë nga ana mendore , të përkujdesen më shumë për shëndetin e tyre dhe të kenë një kontroll, të plotë mbi sëmundjen e tyre,”shtoi ai./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë