Filma

Të pranosh realitetin me Oppenheimer apo të arratisesh me Barbie? Dilema ç’të shohim këtë fundjavë

Një çift rivalësh plot intriga: ai në një kostum të kaftë dhe kapelë, ajo në një fustan pëlhure dhe fjongo në flokë. Fusha e tij është kërkimi shkencor në Nju Meksiko; e saj, festat me dekor ngjyrë rozë.

J. Robert Oppenheimer (luajtur nga aktori irlandez, Cillian Murphy) i kalon ditët e tij duke gërshetuar mendimet më gjeniale në Amerikë, për të krijuar një bombë nukleare – atë që disa e quajnë, zhvillimi më i rëndësishëm në historinë botërore. Barbie, (luajtur nga aktorja australiane, Margot Robbie) duket sikur ka jetën perfekte, por edhe ajo ka shqetësime ekzistenciale. A mendojnë ndonjëherë miqtë e saj... për vdekjen.

Asnjë përputhje tjetër filmash nuk ka nxitur kaq shumë kënaqësi dhe padurim sa “Barbie” dhe “Oppenheimer”. Kur të publikohen më 21 korrik në SHBA dhe Europë të dy filmat do të jenë një test se nëse shikuesit do të jenë gati për të lënë divanët dhe të shkojnë në kinema.  Kontrastet e dy filmave, si në subjekt, si në ngjyra, kanë kënaqur rrjetin. Njerëzit kanë krijuar meme, kanë bërë remix-e të trailereve dhe kanë nxjerrë një term të ri “Barbenheimer”. Ata debatojnë se kë do të zgjedhin, dramën biografike apo komedinë fantazi.

Zhurma vjen si pasojë e film-bërësve.  Christopher Nolan, regjisori i “Oppenheimer” është personi më i afërt me një shkencëtar të çmendur që ka Hollywood.  Ai xhiron në film dhe kryesisht i shmang imazhet e krijuara nga kompjuteri, duke hedhur në erë, literalisht, një Boeing 747 për një film të mëparshëm.

Edhe shpërthimet nukleare në “Oppenheimere” janë bërë nga shpërthime të vërteta (jo nukleare), ndriçuar nga pluhuri i aluminit dhe magnezit. Filmat e tij luajnë me narrativat tradicionale dhe tema të ndërlikuara, si pavetëdija e mendjes dhe astrofizika teorike. Filmi ka fituar një total të kombinuar prej rreth 5 miliardë dollarësh nga shitjet e biletave; "Dunkirk" (2017) është një nga filmat me fitimet më të larta të realizuara ndonjëherë për Luftën e Dytë Botërore, po nga Nolan.

Greta Gerwig, regjisorja e “Barbie”, ka klubin e vet të fansave. Ajo filloi në zhanre të pavarura, por goditi me "Lady Bird" (2017) dhe një përshtatje të "Little Women" (2019). Për "Barbie", ajo ka përmendur muzikalët dhe filmat e vjetër të Hollivudit për jetën e përtejme, si "Heaven Can Wait" (1943), si frymëzim.

Të dy filmat bëjnë bashkë kapriçot e industrisë moderne të filmave. “Barbie” është një ndër filmat që po shfrytëzon të drejtën e pronës intelektuale. Mattel, një kompani lodrash, ka shitur mbi 1 miliardë barbie që kur doli në 1959-n. Emri i Barbie-t është i njohur në të gjithë botën, aq sa Coca-Cola. Me shumë mundësi do të ketë një film të dytë.

 “Oppenheimer”, nuk ka një potencial të tillë biznesi. Shkencëtari është një ndër figurat më paradoksale të historisë dhe sicc ka nënkuptuar Nolan, nuk do të ketë një të dytë. Është një dramë serioze, e vetmuar, lloji i filmit që nuk i josh studiot të bëjnë një film tjetër. Java hapëse pritet të shkojë 40-50 mln dollarë nga 80 mln që pritet të bëjë “Barbie”.

Edhe pse “Oppenheimer” ka yje si Emily Blunt dhe Matt Damon, subjekti nuk është aq popullar.

Fakti që është realizuar gjithashtu me një buxhet të madh prej 100 milionë dollarësh, pasqyron besimin që studiot kanë te disa krijues filmash dhe rreziqet që ata i lejojnë të marrin. "Ka pasur filma më parë për zhvillimin e bombës atomike në vitet 1940 dhe 1950, dhe ata nuk kanë qenë suksese në arkë", thotë Sheldon Hall, një historian filmi dhe bashkëautor i librit "Epika, spektakle dhe Blockbusters: Një histori e Hollivudit”. “Ky film është duke u varur nga reputacioni i Nolan-it,” shton ai.

Rivaliteti “Barbenheimer” sjell një pyetje më serioze për publikun: nëse duhet favorizuar realizmi apo arratisja. Ndërsa lufta vazhdon në Europë, dhe vendet duke përfshirë Kinën dhe Korenë e Veriut vazhdojnë të zhvillojnë arsenalet e tyre bërthamore, historia e origjinës së këtyre armëve të shkatërrimit në masë mund të duket shumë reale dhe e papërpunuar. Duke eksploruar shqetësimet e fizikanit për fuqinë e tmerrshme të armës së tij dhe përpjekjet e qeverisë amerikane për ta mbyllur gojën, "Oppenheimer" nuk është një film që do të lehtësojë ankthet e shikuesve. Regjisori e ka krahasuar me një film horror. “Disa njerëz e lënë filmin absolutisht të shkatërruar. Ata nuk mund të flasin”, ka thënë Nolan.

Produksioni i Gerwig është shumë më i gjallë. Ajo e ka përshkruar setin - i cili kontribuoi në mungesën globale të bojës rozë - si "një burim dopamine". Toni i filmit është qesharak dhe auto-ironik. Ai luan me komoditetin tërheqës të botës së ëndrrave. Në një moment të pazakontë për Barbie-n, një kukull që është dorëzuar dhe keqtrajtuar, i ofron asaj një zgjedhje, e simbolizuar nga një takë e lartë dhe një sandale Birkenstock: “Mund të kthehesh në jetën tënde të zakonshme, ose mund të dish të vërtetën për universin. ” Barbie zgjedh takat dhe dënohet shpejt. “Ju duhet ta dini, OK? Zgjidh përsëri."

"Barbie" dhe "Oppenheimer" ofrojnë një version tjetër të dilemës. Historia sugjeron se më shumë shikues do të zgjedhin arratisjen. Gjatë Depresionit të Madh, shumë nga filmat me fitimet më të larta ishin muzikalë dhe epikë historikë. E njëjta gjë ishte edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmat që trajtonin temën e konfliktit, duke përfshirë "Gone with the Wind" dhe "Rreshteir York", ishin vendosur shpesh në të kaluarën; ato që ishin bashkëkohore, të tilla si "Casablanca", prireshin të tregonin histori dashurie dhe jo përralla të luftimeve të tmerrshme. Në vitin 1968, në kulmin e luftës së Vietnamit, filmi më i madh në Amerikë ishte "Funny Girl". Në vitin 2007, gjatë krizës financiare, ishte një film si "Pirates of the Caribbean".

David Thomson, një tjetër historian dhe autor i filmit, mendon se, në një kohë tensioni ekonomik, lufte dhe populizmi, shikuesit nuk do të duan të shohin një film serioz aq sa do të duan të shohin një film joserioz. "Komeditë kanë dalë gjithmonë mirë në kinema," thotë ai, sepse ato bëjnë "diçka për të cilën u krijuan filmat, që është për të qetësuar njerëzit dhe për t'u dhënë atyre disa orë shpëtim nga problemet mjaft të mëdha". Kush e do realitetin kur jeta plastike është kaq fantastike? /TheEconomist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë