Ideja që ka pasur një berber në Britani ka ngjallur reagime, si pozitive ashtu edhe negative. 51-vjeçari Paul Johnson vendosi “të merrte ligjin në duart e tij” dhe të përpiqej të frenonte shoferët që ecnin me shpejtësi në rrugicën e ngushtë jashtë dyqanit të tij.
Fillimisht e nisi si shaka për të kaluar kohën, por tani e bën rregullisht. Gjatë orarit të pushimit, ai vesh një xhaketë të ngjashme me atë të Policisë Rrugore dhe drejton tharësen e flokëve në trafik, duke mashtruar shoferët duke menduar se është një radar.


Babai i tre fëmijëve fillimisht bëri shaka vetëm për disa minuta por u impresionua kur pa që diçka e tillë po funksiononte dhe makinat filluan të ngadalësojnë shpejtësinë.
Në fakt Johnson, i cili ka punuar si berber për 37 vjet, tha se ai madje ka marrë kërkesa për të mashtruar shoferët që ecin me shpejtësi në rrugë të tjera aty pranë. Berberi tha se zakonisht ka mjaft shoferë që ecin me shpejtësi në rrugën 30 km/h dhe e ndërpresin atë sapo e shohin nga larg, duke e ngatërruar me një radar.
Ai tha gjithashtu se kur shoferët kuptojnë se janë mashtruar, ata e marrin me sportivitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




