Komunitet

Të penduar pas divorcit…

Nga Olta Gjini- Jo gjithmonë martesat që nisin me një fillim të lumtur kanë një fund të mirë. Shpeshherë marrëdhënia që çiftet kanë, fillon të zbehet, duke sjellë kështu një raport të tensionuar dhe me probleme. Strehimi i vetëm ku shumë çifte gjejnë mbështetje, është divorci. Por a është divorci një ilaç për ankthet e jetës? Në fakt, rezulton se divorci sa mbyll një problem, hap disa të tjera.

Po shqiptarët a i janë besnikë shprehjes "deri sa vdekja të na ndajë"? Duket se jo.

Mjafton t’u hedhim një sy shifrave të përllogaritura nga INSTAT, 31 divorce në 100 martesa në vitin 2016.

Gjithsesi, duket se vitin e shkuar, numri i tyre është ulur. Sipas të dhënave vitin 2017 ishin rreth 8300 persona që kërkuan zgjidhje të martesës, nga 10 mijë që ishin në 2016.

Po pse po ndodhin divorcet? Arsyet kryesore, që japin ekspertët ligjorë dhe ata të fushës psikologjike, lidhen fort me shoqërinë shqiptare ndër vite: dhuna, varfëria, emigracioni, mblesëritë. Nga ana tjetër, duket se të tjera arsye po bëhen të dukshme, si rritja e pozicionit të femrës në shoqëri, diferencat në arsim dhe në prioritet, apo edhe bixhozi etj.

Por çfarë thonë çiftet e divorcuar pas përfundimit të kësaj etape në jetën e tyre, a do donin të kishin bërë diçka ndryshe gjatë jetës martesore? Pas divorcit vjen edhe pjesa e reflektimit, koha ku njerëzit i analizojnë gjërat me qetësi, dhe nëse do të kishin mundësinë t’i bënin gjërat ndryshe, çfarë do të ndryshonin, etj?

"Huffington Post" ka ndarë opinionet e çifteve të divorcuar, çfarë do të kishin bërë ata ndryshe në martesat e tyre.

Një blogere e divorcuar, nënë e një vajzë thotë se në fazën më të vështirë të jetës time, nuk duhet të kisha nguruar për të kërkuar ndihmë.

“Më vjen shumë keq që martesa ime përfundoi në divorc. Ne kishim një martesë të lumtur, por ngarkesa ime filloi në momentin që u bëra nënë. Ne ishim të porsamartuar dhe sapo kisha lindur vajzën. Duke u munduar të isha një nënë e përsosur në çdo mënyrë, harrova  njerëzit e tjerë për të cilët kisha obligime, që në këtë rast ishte bashkëshorti. I gjithë  përkushtimi im shkoi ndaj vajzës, ndaj punëve të shtëpisë, dhe një pjese tjetër që më dha po aq shumë stres, përpjekja për të rifituar format pas lindjes. Kjo më bëri ti vendosja vetës time detyra të panumërta. Unë e përfundova martesën time sepse dukej sikur ishte e vetmja mënyrë për të dalë nga jeta stresuese që kisha krijuar. Isha kaq e zemëruar ndaj bashkëshortit tim, i cili më dukej sikur nuk e kuptonte. Gabimi im i vetëm është se duhet të kisha kërkuar ndihmë në atë kohë burrit tim, t’i flisja më shumë. T’i kisha komunikuar për ndjenjat e mia, kështu mund të kisha dhënë një shans martesës time.” Përfundon rrëfimin e saj  bloggerja Valencia Morton.

“Unë do doja të kisha punuar më shumë me veten përpara se të martohesha” thotë shkrimtarja Holly Martyn

“Duhet të kisha një vetëvlerësim më të lartë për vetën, duhet të isha mësuar të përballoja jetën dhe sfidat e jetës përpara se të bashkohesha me një partner.  Në fillim të martesës time, unë pretendoja të gjeja forcën dhe mbështetjen për t’i përballuar gjërat, por në vend të kësaj unë krijova një ndjenjë frike dhe humbje brenda meje. Duhet ta kisha kuptuar që personi që ne zgjedhim në vitet “20 dhe “30 , për të krijuar një familje me të, mund të jetë ndryshe nga personi që mund të zgjedhim në mes të jetës, burri apo gruaja që dum të plakemi” thotë shkrimtarja.

“Do doja të kisha guximin t’i përfundoja gjërat më shpejt “, thotë terapistja e divorceve Tara Eisenhard.

“Shqetësimi im është se kam lejuar që një situatë e keqe të zgjaste për një kohë të gjatë në jetën time. Ne  kaluam një kohë të gjatë në pritje  që gjërat të ndryshonin. Asnjëri nga në nuk merrte guximin ti jepte fund kësaj pjese që  po na ligështonte jetën, dhe po na shkaktonte vuajtje të dyve. Mundoheshim të shmangnim një të vërtetë të shëmtuar” thotë terapistja.

Doja ta kisha kuptuar se të qenit grua , nuk ishte e vetmja gjë që më përcaktonte mua” thotë autorja e Patty Blue Hayes

 “ Më vjen keq që në martesën time nuk kam pasur autonomi. Kam krijuar një raport të sëmurë, duke parë burrin tim si personin më të rëndësishëm në marrëdhënien tonë. Në vend që unë të punoja me veten, të  punoja për karrierën time, une e identifikoja vetën si gruaja e bashkëshortit tim. E bëra këtë rol, burimin tim të plotë të ndjenjave të vlerave si grua, grua dhe qenie njerëzore. Unë vendosa të gjithë fuqinë time personale në duart e dikujt tjetër.”

Do të doja të kisha marrë përgjegjësinë , në vend që t’i drejtoja gishtin

Isha aq e zënë duke gjetur fajin , sa i kushtova vëmendje të mjaftueshme të gjithë gjërave që mund të kisha bërë ndryshe. Pjesërisht se isha e re, dhe e papjekur, nuk kisha kuptuar se nuk mund të varesha  që të më bënte të ndihesha e lumtur dhe e plotësuar. Unë mendova se fundi i martesës do të sinjalizonte fillimin e përsosmërisë, sepse ai ishte problemi. Do të doja të kisha kuptuar se fazat e martesës mund të jenë ciklike, dhe se ndoshta ja vlen të përpiqesh pak më shumë për të kuptuar gjërat,  shkurorëzimi ynë ishte shkatërrues për fëmijët tanë, dhe kjo më shkaktojë një keqardhje të madhe” thotë Lisa Lavia Ryan.

Do të doja të kisha luftuar për vetën time më shumë.

Unë duhet të kisha punuar me vetën time më shumë, përpara se të fillonin problemet reale. Shpesh u rrokullova në argumenta , akumulova ndjenjat e mia, dhe shpërfillja nevojat e mia, duke vendosur gjithmonë atë të parën. Unë sot jam një person shumë më i fortë se sa isha 10 vite më parë kur u divorcuam. Ka shumë gjëra që unë i bëj ndryshe në martesën time të dytë . Tani luftoj për vetën” shkruan autori Trish Eklund.

Do doja ta kish mësuar gjuhën e saj të dashurisë

“Duhej ta kisha dashur ashtu siç duhej. Deri në divorcin tonë nuk mësova për 5 gjuhet e dashurisë . duke u kthyer mbrapa , e di që gjuhët tona të dashurisë janë konflikt i përhershëm. Kur unë dëshiroja që të dilja të bënim një shëtitje, ajo donte të përfundonte punët e shtëpisë, kur unë doja të qëndroja më  shumë në shtrat, ajo kujdesi për fëmijët , ushqimin , përgatitjet etj,  unë dhe ish bashkëshortja ime, tregonim dashurinë në mënyra të ndryshme, gjë që nuk e njihja në atë kohë. Kur ajo bënte gjëra që mendonte se ishin të rëndësishme, gjithmonë e kritikoja , dhe në fakt ishte e kundërta e saja që duhet të bëja. Thotë shkrimtari Aburey Keefer.

Do doja të kisha ruajtur ndjenjën e pavarësisë

Nuk duhet ta kisha humbur vetën për shkak të partneres time. I dhashë gjithçka që kisha në marrëdhënien tonë, shpesh duke lënë pas dore atë që dëshiroja  dhe atë që kisha nevojë,  duke u përpjekur që martesa jonë të ishte më e mirë. Por në fund jo vetëm që më shkatërroi mua. Ajo nuk la asnjë bazë për një marrëdhënie të qëndrueshme. Ju nuk jeni për të plotësuar nevojat e dikujt tjetër, në radhë të parë ju duhet të jeni për ju, për veten tuaj. Nëse do të kthehesha edhe një herë nga fillimi , do ti jepja vetës më shumë prioritet ,”thotë shkrimtari Eden Strong.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë