Media Galeri

Të ngushëllosh kundërshtarin! Gjesti kuptimplotë i kuqezinjve me kroatët

Në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Euro 2024 në Hamburg, Kroacia barazoi me Shqipërinë në një ndeshje dramatike deri në minutën e fundit.

Kombëtarja kroate mbeti e shokuar, sidomos nga goli i pësuar në momentet e fundit. Pas duelit, Luka Modriç, Mateo Kovaçiçdhe të tjerë u shtrinë në fushë të dëshpëruar.

Shqiptarët i panë yjet kroatë dhe erdhën për t'i mbështetur, ndërsa ylli i Interit, Kristjan Asllanni, iu afrua Modriçit, i zgjati dorën dhe e ngriti nga fusha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë