Lajme

Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të marrin ilaçet në shtëpi

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim të ri për farmacitë.

Në udhëzim thuhet se të sëmurëve kronike dhe të moshuarve mbi moshën 65 vjeç që jetojnë vetëm,  do t’i shkojnë ilaçet në shtëpi  nga Farmacitë dhe Agjencitë Farmaceutike që kanë kontratë me FSDKSH dhe punonjësit e shërbimit të Kujdesit Parësor.

Gjithashtu është përcaktuar që mjekët e përgjithshëm do të komunikojnë me këta pacientë nëpërmjet telefonit, mesazheve dhe rrjeteve të tjera sociale për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti do t’i çojë atyre medikamentet në shtëpi.

Sipas udhëzimit të ri gjatë procesit të dorëzimit të barnave duhet të respektohet distanca e përcaktuar  nga masat e përgjithshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë