Politike

Të martën nis numërimi i votave në katër qarqe

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi se të martën do të nisë procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 Majit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Celibashi thotë se në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

Sipas kreut të KQZ procesi i rinumërimit të votave do të zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

Celibashi njofton ndër të tjera se i gjithë procesi i rinumërimit do të realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë, si edhe do të transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë