Kryeministri Edi Rama në takim me përfaqësuesit e Transportit Urban tha se po konsiderohet që e hëna e çdo jave të bëhet një ditë pa makina, si formë për të kursyer naftë.
Referuar dhe planit me 10 pika për reduktimin e konsumit të naftës nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Rama shtoi se mundësi është edhe puna nga shtëpia 3 ditë në javë që të shmanget qarkullimi me mjete.
“Do bëjmë një tjetër mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Nëse do vendosi kështu. E do vijë gradualisht, sigurisht. Ajo që agjencia thotë. E diela pa makina thonë ata për të kursyer jo për ekologji. Ose mund të flasim për tre ditë mos vajtje në punë, por të punohet nga shtëpia, si gjatë Covid. Disa pika të tjera ka plani,” -tha Rama.
Kreu i qeverisë përmendi se dhe e hëna e 21 marsit do të jetë pushim, për të njëjtin qëllim, ndërsa e marta është festë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



