Të studiosh për një provim mbi ligjet e procedurave penale kërkon shumë kohë. Por po aq kohë kërkon edhe të gdhendësh leksionet në 11 stilolapsa.
Midis të studiuarit dhe të kopjuarit, një student ka zgjedhur këtë të dytën dhe tani po cilësohet si një artist.
Lektorja Yolanda de Lucci nga Universiteti i Malagës, Spanjë ka postuar në Twitter metodën e pazakontë të kopjimit.
Haciendo orden en mi despacho he encontrado esta reliquia universitaria que confiscamos a un alumno hace unos años: el derecho procesal penal en bolis bic. Que arte! #laschuletasnosoncomoantes pic.twitter.com/3J4LMn0RQF
— Yolanda De Lucchi (@procesaleando) October 5, 2022
“Teksa pastroja zyrën, gjeta këtë relike nga universiteti që ia konfiskuam një studenti disa vite më parë. Prodecurat penale në një stilolaps. Çfarë arti!”, ka shkruar ajo.
Dikush i quajtur Gonzo, thotë se e njeh studentin që provoi këtë metodë dhe shpjegoi se “artisti zëvendëson majën e një stilolapsi të zakonshëm me një gjilpërë”. Mesa duket, “kjo e bën shumë të lehtë për të shkruar mbi një stilolaps”.
La técnica utilizada pro el artista, según me cuenta él mismo, era la de suplir la mina de grafito de un portaminas por una aguja, lo que le hacía súper fácil el escribir en el bolígrafo. pic.twitter.com/oDqkniYPjn
— Gonzo (@gnlhi) October 5, 2022
Shumë njerëz të tjerë kanë shprehur mendimin se nëse studenti shpenzoi kaq shumë kohë për diçka të tillë, mjaftonte të kishte studiuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.