Një piton 5 metra i gjatë rrëshqet mbi çatinë e shtëpisë së një familjeje në Queensland. Një ditë normale në Australi.
Ndërkohë që zvarraniku gjigant bënte vizitorin në banesë, familja në Australi po konsumonte drekën.
Videoja ka mbledhur mbi 12 milionë shikime në TikTok, teksa përdoruesit nuk e shmangën dot ankthin ndërsa shohin zvarranikun gjigant që zvarritet nëpër çatinë e shtëpisë dhe nxjerr kokën nga një pemë.
Më pas, ai lëviz derisa del nga çatia e shtëpisë dhe zhduket në një pemë.

“Vetëm në Australi do të shihni një gjarpër 5 metra të gjatë në periferi”, thuhet në mbishkrimin e videos të filmuar në Queensland.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




