Mendim

Të jesh apo të kesh sipas Erich Fromm

Erich Fromm, psikoanalist, eseist dhe analist  i ngjarjeve të shekullit të 20-të. tregonte se gjyshi i tij kishte një kulturë të theksuar hebraike dhe zotëronte një dyqan të vogël në një fshat të Bavarisë, Veitsbronn. Ai ulej aty dhe studionte “Talmudin”, dhe kur hynte një klient ai nervozohej paksa duke i thënë : “A nuk ka ndonjë dyqan tjetër ku mund të shkosh? Jam i zënë”. Dhe kështu ka ndodhur në breza rrëfente Erich Fromm.

“Babai im ishte tregtar dhe ndihej paksa i turpëruar për këtë fakt. Dhe unë deri në moshën 12 vjeçare kam jetuar në këtë botë para-kapitaliste. Dhe menjëherë ndjeva se isha i huaj në mbretërinë e Kapitalit, i cili ka si qëllim fitimin sa më të madh”.

Hebre, i lindur në një familje me shumë rabinë në pemën e tij gjenealogjike, e kultivuar dhe me një natyrë tregtare që ndihmohej pa shumë dëshirë, Fromm ka perthithur që nga lindja një atmosferë kundër dominimit të parave, në emër të një jete më të pasionuar.

“Mendo,  unë në  mëngjes studioj dhe reflektoj, pra angazhohem në aktivitete që i konsideroj jo fitimprurëse, sepse mendoj se mëngjesi është më krijues.  Pastaj  pasdite, merrem me pjesën tjetër” deklaronte Fromm në një intervistë, thuajse testament, “Guximi për të qenë”, dhënë para vdekjes së tij (18 mars 1980, në studion e tij në Montalto në Kantonin e Ticinos).

Dhe ky impostim jo tregtar, i kërkuar gati si një snobizëm nga një pasardhës i një familjeje të pasur, e ka çuar në krijimin e një korpusi idesh origjinale dhe me një komponent të fuqishëm humanist dhe anti-kapitalist, duke i dhuruar atij popullaritet të madh nga vitet 1950 e tutje.

Erich Fromm

Librat e tij u njohën  ndërkombëtarisht, nga “Ikja e Lirisë” dhe “Arti i Dashurisë” dhe deri tek “Të Kesh dhe Të Jesh” që kanë  shënuar sukses dhe përkthime në 30 gjuhë.

Fromm ishte i bindur se idetë duhet të ecin në botë dhe për këtë arsye, mundësisht, duhej të propozoeshin në fraza të qarta; kështu, pavarësisht nga kultura e tij intelektuale, ai bënte gjithçka që të thjeshtonte dhe të komunikonte mendimin e tij filozofik.

“Isha një i ri neurotik dhe i mbytur, dhe si shumë analistë, edhe unë kisha disa probleme”

I interesuar për të eksploruar dhe provuar teoritë e Sigmund Freud dhe mikut të tij Georg Groddeck ai vendosi shoqërinë bashkëkohore të tij në shtratin e analizës, duke nxjerrë mendime që janë ende të vlefshme sot.

“Fakti që miliona njerëz ndajnë të njëjtat veshje, nuk i bën këto veshje domsdo virtyte”  (Psikoanaliza e shoqërisë bashkëkohore, 1955). Çdo gjë është bërë biznes, çdo gjë duhet të funksionojë dhe të jetë e përdorshme. Nuk ka bindje, as qëllime të vërteta. Karakteri tregtar është njeriu i përshkallëzuar, i humbur, i pa interesuar për asgjë tjetër përveç manipulimit dhe funksionimit. Ky është lloji i njeriut që i përshtatet nevojave sociale.

Mund të thuhet se shumica e njerëzve bëhen ashtu siç dëshiron shoqëria që të jenë të suksesshëm. Shoqëria prodhon tipologji njerëzore siç prodhon lloje këpucësh, veshjesh ose makinash: mallra për të cilat ekziston kërkesa. Dhe që nga fëmijëria, njeriu mëson cilat janë llojet më të kërkuara”

Dhe kështu thjeshtonte reflektimet e tij deri në arritjen e pyetjes radikale “Të kesh dhe të jesh”.

“Cili është qëllimi i jetës? Të bëhesh më njerëzor apo të prodhosh më shumë? Ka më shumë rëndësi puna që është jetë, apo ajo që është grumbulluar në të kaluarën?”

 Pra, a duhet të jemi të gjallë, produktivë dhe krijues, apo të kemi dhe të grumbullojmë për tu u bërë të mërzitshëm, shfrytëzues dhe pasivë?

Parimet e Fromm

Në vitet 1930, Erich Fromm ishte bashkuar me “Shkollën e Frankfurtit” , Institutin e hulumtimit të Max Horkheimer dhe Theodor Adorno, të cilët, pas luftës, donin të kuptonin pse masat dukeshin të tërhequra nga totalitarizmat e rinj.

Por më pas e ndërpreu lidhjen me ta për arsye që nuk janë shpjeguar plotësisht, ndoshta sepse ai konsiderohej shumë reviZionist në lidhje me Marksin dhe Freudin, dhe kultivonte një humanizëm socialist, paksa utopik, që nuk u pëlqente dyshes  rigoroze.

Ai e shpjegonte se Horkheimer, gradualisht, u rikthye duke pranuar familjen dhe shoqërinë borgjeze dhe në fund u bë qytetar nderi i Frankfurtit duke pranuar ofiqe, ndërsa unë nuk kam pranuar kurrë një involucion të tillë. Rrugët tona ishin shumë të ndryshme. Ideali i tij ishte që njeriu të bëhej fëmijë, ideali im ishte që njeriu të zhvillohej deri në plotësinë e tij, deri në maturimin më të lartë”  

Në këtë mënyrë, Fromm nuk ishte thjesht një kritik i kapitalizmit, por një ndihmës i kërkimit të një rrugë të re për njeriun, një rrugë që i ofronte mundësinë për të krijuar një jetë më të pasur dhe më të thellë, larg dominimit të mallrave dhe pasurisë. Si shumë intelektualë hebrenj të periudhës, Fromm më vonë U detyrua të largohej nga Gjermania naziste për tu bërë qytetar amerikan, ndërsa në pjesën e fundit të jetës së tij ai do të kalonte kohë ndërmjet Meksikës dhe Zvicrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë