Njerez

Të izoluar në Romë: Po jetojmë në të ardhmen e pandemisë

Paolo Giordanio*- Natën e kaluar teksa po shtrihesha në krevat pyes gruan se çfarë dite ishte. Ajo hesht e nis të mendohet. Izolimi këtu në Romë ka nisur pakëz më vonë se në rajonet veriore të Italisë. Ne tashmë jemi në javën e tretë të izolimit dhe sensi i kohës me sa duket për shumë prej nesh ka humbur.

Ndonëse të izoluar, puna ka vazhduar normalisht, madje ritmi i saj është rritur përmes thirrjeve në video të konferencave me grupin e punës përmes aplikacioneve si Zoom, Skype dhe një varg të pafundëm mesazhesh whatsapp-i.

Unë më së shumti shkruaj, por kam hapur e disa programe kompjuterike që nuk i kisha parë që kur isha student e studioja për fizikë. Po mundohem që të gjej ndonjë shpjegim matematikor të përhapjes së virusit tek njerëzit. Mendoja se matematika më kishte harruar në momentin që vendosa të ndjek rrugëtimin për t’u bërë një novelist, por mikja ime e vjetër e viteve të universitetit më paska gjetur përsëri.

Truri im në këtë periudhë nuk e kupton se kur duhet që t’a ndaloj punën apo se kur duhet t’a nis, kështu që e kaloj 24-orëshin me pak gjumë e atë periudhë të ditës që ngelet, duke punuar por me një gjendje shoqëruese lodhjeje.

Por të paktën nisa një regjim fitnesi për t’a mbajtur trupin në formë. Kam shtyrë komodinën dhe përmes disa ushtrimeve fizike që m’i tregon një aplikacion fitnes-i mundohem të mbaj trupin në formë. Apartamenti jonë ka hapësirë të mjaftueshme për 3 individë, ndonëse ne jemi 4, jemi munduar të ambientohemi.

Veçse dy prej nesh dalin nga shtëpia e hedhin plehrat duke e bërë me rradhë me njëri -tjetrin. Kjo pasi kur ti del nga shtëpia një seri pyetjesh të sulmojnër nga policët që kotnrrollojnë rrugët nëse njerëzit po e respektojnë apo jo izolimin. Pyetje si a ke rezultuar pozitiv nga virusi ?, Ku je duke vajtur ?, Nga je ti e për ç’arsye gjendesh në Romë ? janë të shpeshta kështu që është më pak kokçarje kur veçse dy fytyra të njohura respektojnë rutinën nga apartamenti ynë.

Kështu unë kurrë nuk e le shtëpinë. Hera e fundit që mbaj mend të kem lenë shtëpinë ka qënë më duket përpara 10 ditësh, atëherë kur lejohej akoma të vrapoje në park.

Të them të vërtetën, ndjesia e të parit të atyre vendeve të çliruar nga turmat e njerëzve ishte diçka e magjishme e fantastike. Por një ndjesi ankthi e parehatieje më pushtoi gjatë vrapimit tim. Kjo pasi karabinierët disa minuta pasi kisha nisur vrapin nisën t’i jepnin makinës përkrah meje e filluan t’i binin burisë duke më thënë që të nxitoja e t’i jepja fund sa më shpejt vrapimit tim. Që atëherë nuk e kam lënë apartamentin tim. Ndjesia e hidhët të atij mëngjesi për të dalë për vrap m’a hoqi dëshirën e të shijuarit stërvitjen time të përditshme në këtë periudhë të koronavirusit.

Unë jetoj në Romë por më duket sikur nuk jamë më këtu. Qyteti në të cilin ne jetojmë është kthyer në një qytet fantazmë ku qetësia e pllakosur e rrugëve të boshatisura janë pjesë identifikuese e këtij vendi.

Qëndrimi në shtëpi më ka sjellë mundësinë e të parit të atyreve filmave që prej kohësh kam pasur dëshirë t’i shihja, por kërshëria e çastit për të ditur se çfarë po ndodh me pjesën tjetër të Italisë apo të botës, të shumtat e herëve më bën që të ndjek emisionet me diskutime ku si temë qëndrore është jo tjetër veçse Covid-19.

Epidemia ka pushtuar gjithçka, faqet kryesore të gazetave, bisedat e darkave, bukurinë e Romës e cila për më tepër e ka ndalur kohën.

Netëve të para që u bë shtetrrethimi apo izolimi, quajeni si të doni, njerëzit mblidheshin nga ora 6 nëpër ballkonet e tyre e këndonin këngë të ndryshme. Besoj se videot e këtyre perfomancave në solidaritet të mjekëve e atyreve të goditur në një mënyrë apo tjetrën nga koronavirusi kanë bërë xhiron e botës.

Por kjo atmosferë nuk zgjati për shumë kohë. Tani ora 6 e mbasdites duket se i është dedikuar plotësisht Agjensisë së Mbrojtjes Civile e cila publikon shifrat e reja të atyreve që kanë ndërruar jetë nga ky virus e të pacientëve të rinj që janë konstatuar të kenë koronavirus.

Mosvlerësimi i gjërave që mund të ndodhin në kohë mendoj se ka qënë problemi ynë që nga fillimi. Italia duhej që t’a kishte ndjekur më nga afër situatën në Kinë, Milano gjithashtu duhej t’i kishte parë më me kujdes provincat e saj e madje e tërë Europa duhej t’a kishte marrë më me seriozitet situatën që po ndodhte këtu.

Diçka interesante është fakti se gjatë këtij izolimi është rritur së tepërmi konsumi i majasë dhe miellit, dy ingredientëve kryesorë të gatimit të picave dhe kekëve. E kështu jam duke vepruar dhe unë. Po pjek e po përziej këto ditë më shumë se çkam gatuar në jetën time.

Ndonëse kam përgatitur kekë, shumë pak i kam prekur ato. Gatuaj më së shumti pasi dua t’a humbas kohën me diçka. Dua që të ndihem sikuar kam diçka nën kontrroll ashtu siç ndihem kur rrah brumin, përziej vezët e masën e gjellës teksa struktura e kohës dhe hapësirës i arratisen koshiencës sime.

Në këtë botë, pa njerëzit të vërdallisur nëpër rrugët e Romës, patat janë kthyer të qëndrojnë  të pashqetësuara në sheshih e Spanjës (Piazza di Spagna). Nuk e di nëse është një shenje shprese apo e diçkaje ogurzeze. Mesa duket e bukuria shihet me dyshim në këtë kohë pandemie. Gjithsesi, sado afër meje të jenë patat tani, unë nuk mundem dot t’i shoh. Do më duhet të kënaqem tani për tani me fotot e patave që qarkullojnë në Instagram. Mbase kur unë të mund të dal nga izolimi e të kontrrolloj për to, do jetë shumë vonë, ato do kenë fluturuar.

Paolo Giordanio është novelist dhe ai shkruan shpesh për Financial Times nga ku është marrë e ky artikull.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë