Gazeta Si – Zhoao Palhinja është emri që po i intrigon të gjithë në merkato. Yllin portugez të Fulhemit e dëshirojnë të gjithë dhe kërkesat sa vijnë dhe rriten edhe nga klubet më të mëdha të Europës.

Lojtari që ka impresionuar me rendimentin e tij në Premier Ligë pëlqehet shumë nga Bajern Mynih, që është vënë i pari në ndjekje të mesfushorit. Por tani bavarezët kanë një konkurrencë të fortë dhe duhet shpejtojnë, nëse duan ta transferojnë në Bundesligë.
Në garë për Palhinjën janë futur tashmë edhe Mançester Junajtid dhe Liverpuli, dy klube big jo vetëm të Premier Ligës. Sipas ‘Sky Sports De’, duket e vështirë që Bajerni të bëjë një ofertë konkrete në merkaton e janar, ndaj dhe rrezikon shumë që ta humbë objektivin e tij.
Ndoshta edhe vetë portugezi mund të joshet nga dy klubet angleze, pasi tashmë Premier Ligën e njeh mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




