Media Galeri

Të gjithë “shtatzënë”, solidariteti i volejbollit me topin poshtë fanellës

Komuniteti i volejbollit në Itali vazhdon të tregojë solidaritet ndaj Lara Lugli, volejbollistes që u bë çështje ditët e fundit në vendin fqinj. Solidaritet jo vetëm nga skuadrat e femrave, por edhe të meshkujve.

Volejbollistja pak kohë më parë kërkoi pagesën nga klubi i Pordenones, që më pas hapi një çështje gjyqësore ndaj saj, duke e akuzuar sportisten për sjellje në kundërshtim me kontratën, konkretisht sepse ishte shtatzënë. Lara pak muaj më pas e humbi fëmijën dhe e gjitha kjo situatë solli reagime të forta nga bota e sportit dhe në veçanti e volejbollit.

Volejbollistja italiane, Lara Lugli. Gazeta Si, 15 mars 2021

Në momentin e përshëndetjes së skuadrave para ndeshjeve të Kupës së Italisë, volejbollistet dhe volejbollistët janë rreshtuar në parket me topin poshtë fanellës. Një gjest që dëshmon mbështetjen e Larës nga sportistët, të cilët kërkojnë gjithashtu mbrojtje më të madhe kontraktuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë