Arsim

Të gjithë maturantët mund të aplikojnë në e-Albania për të marrë kopjen e testit

Pasi janë shpallur rezultatet e 4 provimeve të Maturës Shtetërore, të gjithë maturantët që janë të interesuar për të parë kopjen e testit të tyre mund të aplikojnë sot deri në orën 16:00 në platformën e-Albania.

Duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje testi të maturës”, maturanti do të marrë kopjen e testit nga QSHA në “Hapësira ime” , seksioni “Dokumentet e mia” në llogarinë përkatëse të çdo maturanti në e-Albania.

Nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 Korrik 2023.

Këtë vit, rreth 30 mijë maturantë iu nënshtruan 4 provimeve, 3 prej tyre të detyruara dhe 1 provim me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë