Treg

“Të gjithë do të vdesim”, bëhet NFT-ja më e shitur, me 16.2 mln dollarë

Në mesin e spirales rënëse të kriptomonedhave, NFT-të po kapin majat. “Të gjithë do të vdesim”, u bë krijimi digjital më i famshëm dhe më i shitur duke ia kaluar dhe figurës historike të “Majmunit të mërzitur”.

“Të gjithë do të vdesim” është një koleksion me 6.666 NFT që përfshin veshje të periudhës mesjetare, vdekje, maska, shpata, krahë, harqe, zinxhirë, mburoja, kurora dhe helmeta metalike. E publikuar më 3 qershor, ka deri më tani 3.100 posedues të koleksionit, me vlerë 16.2 mln dollarë.

Për investitorët dhe dashamirësit e NFT-ve, ky është momenti i krijimit të një ekosistemi të ri. Ky ekosistem po zhvillohet ende më shumë, me Metaverse.

Ndoshta asgjë nuk ka kuptim dhe në vend të “ne do t’ja dalim”, mantra e re është “ne do të vdesim”, kështu që pse të mos luash me zinxhirë dhe skelete?/vice.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë