Trend

Të gjitha mënyrat se si u veshën kostumet sportive në 2020

Viti 2020 ishte viti i kostumeve sportive me pandeminë që mbylli gjithë botën në shëtpi dhe sigurisht shkurtoi nevojën për rroba elegante dhe të rehatshme.

Nga ana tjetër, viti 2020 ishte dhe viti i çudirave në botën e modës dhe nuk mund të mos ishin pjesë dhe kostumet sportive. Kostumet sportive u stiluan në disa mënyra.

Asnjë stil nuk u “shpik” në vitin 2020, por të gjithë kanë parë një rritje të popullaritetit gjatë vitit të kaluar dhe me siguri edhe shumë të tjera që do të vijnë.

Seti i përputhur

Klasikja dhe më e përhapura. Kjo kategori ka dy lloje të dallueshme: me ngjyrë karamele dhe neutrale. Marka të tilla si Pangaia dhe Entireworld janë dy më të njohurat përsa i përket kostumeve sportive.

Edhe markat që janë të njohura për artikuj më elegante si Nili Lotan, kanë bërë marrëveshje me këto dy marka.

Forma është përgjithësisht e njëjtë, një palë pantallona me llastik në kyqin e këmbës, me një formë të gjeë. Nëse një kostum nga viti 2020 vendoset në një muze një ditë, do të jetë ky lloj.

Kostumet sportive me shumë ngjyra

DIY(do it yourself) ishte padyshim një trend i 2020 dhe nuk mund të mungonte kjo metodë as tek kostumet sportive. Ndërsa ngjyrosja e rrobave ka qenë një trend dhe më parë ku Prada e nxorri për herë të parë në 2019, ai goditi në gjysmën e parë të vitit 2020. Modelja Hailey Bieber mbante veshur kostume të ndryshme me ngjyra, njësoj si Jennifer Lopez. Pavarësisht nëse njerëzit po e bënin vetë ose jo, ishte një trend i pashmangshëm, me maska, çorape dhe natyrisht me kostumet sportive. Boja dhe kostumet u bënë një mënyrë perfekte për të kaluar kohën gjatë pandemisë dhe u krijua një trend q2ë do të qëndrojë gjatë.

Kostum me xhaketë

Kjo ndoshta është diçka që nuk e mendonte njeri se do të ishte aq e përhapur kudo. Modele dhe blogerë në të gjithë botën veshën kostum sportiv me xhaketë, sa më serioze, aq më mirë.

Kthimi i shkëlqimit

Sigurisht që viti 2020 gjithashtu pa një rikthim të rrobave me shkëlqim. Jo vetëm që është në kohën e duhur sipas modës (moda e dikurshme është duke u rikthyer), por gjithashtu është bërë më trend sec ka qenë në vitet ’90.

Kim Kardashian West e risolli e para me Paris Hilton dhe Juicy Couture në vijim.

Kostumet për mbrëmje

Ka diçka shumë të veçantë në këtë stil. Pra mund të keni veshur kostum sportiv për të bërë një shëtitje dhe nëse përfundoni në një festë, nuk ka asgjë sepse Rihanna e ka bërë këtë. Ajo kishte veshur një kostum sportiv me një xhaketë të madhe Prada dhe taka, një veshje tashmë për festa dhe mbrëmje.

Pantallona të shkurtra

Pantallonat e shkurtra kostumi ishin një pjesë kryesore në rrobat e shtëpisë këtë vit. Emily Ratajkoëski dhe Bella Hadid provuan stilin dhe nuk u desh shumë kohë që të gjithë të vrapojnë për ti blerë dhe veshur.

Stili alla Irina Shayk

Vetëm dikush i fiksuar mbas trendeve mund ta provojnë këtë stil. Kostum sportiv me çizme. Me të vërtetë një nga pamjet më interesante të vitit ishte kur Shayk veshi kostum me çizme gri, deri në gju dhe një çantë zebra me një maskë që kombinohej. Një pamje që bie shumë në sy.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë