Jete & Stil

Të gatuash ëmbëlsira për të tjerët i bën mirë shëndetit

Nëse ngrënia e një ëmbëlsire shkakton emocione gëzimi, përgatitja e saj nuk bën përjashtim. Studimet e fundit nga Universiteti i Bostonit, të kryera nga psikologia dhe neuroshkencëtarja Donna Pincus, tregojnë se gatimi i ëmbëlsirave për të tjerët është i mirë për shëndetin.

Duket se të bësh ëmbëlsira në shtëpi është një aktivitet terapeutik që zvogëlon stresin dhe fare mirë mund të zëvendësojë seancat e meditimit.

Gjithashtu, të mendosh vetëm për atë që po bën, pa menduar mbi të kaluarën ose duke bërë projeksione për të ardhmen, ju ndihmon të lehtësoni disa çrregullime të thjeshta psikosomatike.

Pincus thotë se ndjekja e recetës, peshimi i përbërësve dhe llogaritja e kohës ka një efekt qetësues pasi zvogëlon stimujt e jashtëm. Bërja e ëmbëlsirës për të tjerët çon në përqendrim më të madh sepse qëllimi është të bëj dikë të lumtur.

Nga ana tjetër, ato që kryejnë punë në mënyrë mekanike apo dhe punë ku ju kërkohet të jenë produktiv, shpesh ndihen të lodhur dhe të bllokuar dhe përgatitja e një ëmbëlsire bën që njerëzit të jenë më të qetë dhe të mendojnë gjëra të këndshme edhe në një kohë kur ankthi, stresi dhe zhgënjimi janë ndjenja negative që ndikojnë në marrëdhëniet tona me të tjerët.

A mundet një ëmbëlsirë e bërë në shtëpi të përmirësojë marrëdhëniet me kolegun i cili përpiqet të ju bëjë të ndiheni keq apo me fqinjët shumë të zhurmshëm? Përgjigja është po. Merita nuk është sheqeri dhe ëmbëlsira por fakti se nga ana psikologjike, gjërat e ëmbla si dhe procesi i përgatitjes së tyre na bëjnë të kemi një qëndrim më altruist ndaj botës.

Gjithashtu ju ndiheni më mirë kur bëni një ushqim dhe e ndani atë me të tjerët.

“Gatimi i ëmbëlsirave për të tjerët dhe përkushtimi ndaj këtij aktiviteti pa shpërqendrime çon në një udhëtim të vogël të brendshëm të drejtuar nga shqisat që na çojnë në erë, prekje, shijim të përbërësve dhe të na kthejë në një gjendje të mirë të mirëqenies.” tregon Pincus në studimin e saj.

Ajo thotë se shumë nga marrëdhëniet tona ndikohen negativisht nga vetëvlerësimi i ulët dhe një ndër teknikat për të rifituar vetëbesimin është të bësh diçka për të tjerët pa pritur diçka në këmbim.

“Shpesh, në fakt, njerëzit e pasigurt janë të përqendruar në veten e tyre, ndërsa personalitetet më të vendosura kujdesen për të tjerët.” përfundon Pincus.

Burimi: Donna Moderna. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë