Media Galeri

Të fotografosh të njëjtët njerëz që përsërisin të njëjtat rituale për 9 vjet

Fotografi danez Peter Funch ka bërë fotografi të të njëjtit vend në të njëjtën kohë për 9 vjet. Më vonë ai zbuloi se kishte kapur të njëjtin person disa herë dhe ai person dukej pothuajse identik me fotot e bëra me disa ditë diferencë. 

Këto foto mbulojnë periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2016 dhe janë realizuar nga ora 8:30 deri në 9:30 të mëngjesit në qytetin e Nju Jorkut. Duke redaktuar fotot, fotografi zbuloi se shkrepja e përditshme në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, jep një rezultat befasues: të njëjtët njerëz që përsërisin të njëjtat rituale me kalimin e viteve.

Fotografia në rrugë mund të jetë e paparashikueshme dhe plot surpriza. Ndoshta as nuk e kuptojmë që ditë pas dite, dhe vit pas viti bëjmë të njëjtën gjë, hamë të njëjtin ushqim, pimë kafe nga i njëjti dyqan, kemi të njëjtin prerje flokësh dhe madje veshim rroba me të njëjtën ngjyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë