Politike

Të dy për Tiranën, por Belind Këlliçin dhe Gerti Bogdanin ‘i ndan’ Erion Veliaj    

Ata janë të dy “çuna tirone”.

Njëri ish-kryetar njësie bashkiake, drejtues forumi, deputet e sekretar në PD, tjetri ish Kryetar i FRPD dhe deputet.

Njëri më i votuar nga kryesia e PD së “Lulzim Bashës” dhe tjetri më i votuari nga kryesia e PD së “Sali Berishës”.

LEXO EDHE:
– Fjalim si fitues i primareve, Këlliçi: Modeli “Veliaj” duhet të bjerë, bashkë për një Tiranë të re
– Primaret në PD, edhe Gert Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën

Të dy pretendojnë se vendimi për kandidim erdhi nga konsultat me demokratë e demokrate,  qytetarë të Tiranës, ekspertë, aktivistë e zëra kritikë.

Të dy ata folën nga selia e PD-së, veshur “sipas zakonit” me sfondin e primareve.

Si Belind Këlliçi ashtu edhe Gerti Bogdani folën për Tiranën dhe nevojën për ndryshim. Por me një dallim thelbësor në këtë fazë të parë.

Ne foto: Gerti Bogdani kur shpalli kandidaturen per tu votuar ne primare si kandidat per Tiranen

Gerti Bogdani më lokalist (si vetë zgjedhjet) fokusuar tek problematika e qytetit “për ujin, infrastrukturën, betonizimin, vendparkimet, taksat e larta, shërbimet, transporti publik, zonat rurale, prona, të rinjtë” dhe mungesa e identitetit të kryeqytetit, që sipas Bogdanit, kulmoi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Gerti Bogdani nuk e përmendi në asnjë rresht me emër kandidatin përballë; Erion Veliajn.

Në këndvështrimin e tij, ndryshimi për Tiranën vjen me një fushatë jo agresive fokusuar tek kryeqyteti pa sulmuar drejtpërdrejtë kundërshtarin.

Belind Këlliçi në anën tjetër renditi të njëjtat problematika, por më gjerësisht dhe me tone më të forta.

Belind Kellici kur shpalli kandidaturen per Primaret per bashkine e Tiranes

Ai e sheh betejën për Tiranën krejtësisht politike kur e përmendi emrin e Erion Veliajn jo një herë, por 15 herë gjatë zyrtarizimit të kandidaturës

Belind Këlliçi adresoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Veliajt duke lidhur problematikën e Tiranës me atë nominalisht.

Ndryshe nga Bogdani, ai tha se ku dallon nga Veliaj, duke i renditur këtij të fundit disa dosje që nga Teatri Kombëtar e inceneratorët.

Belind Këlliçi u ofrua si modeli i kundërt i Veliajt. Dhe tha se ishte në dispozicion të PD e koalicionit opozitar (përfshi Metën).

Gerti Bogdani foli vetëm në emrin e tij  

Te dy ata kanë karrierë politike në parti, por për herë të parë Këlliçi dhe Bogdani e shohin betejën për Tiranën krejt të ndryshme.  

Cili model do të fitojë?  Primaret janë testi i parë…   / N.P


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë