E kanë quajtur “Rembrandti i kopshteve”, por ai është mjeshtri i dizajnit holandez që qëndron pas Parkut Olimpik në Londër, parkut “High Line” në Nju Jork dhe hapësirave të panumërta të gjelbra në mbarë botën, duke sjellë një ndjenjë të shkretëtirës në mjediset e kultivuara dhe urbane.
Aktualisht, Piet Oudolf, 79 vjeç, një nga kopshtarët më me ndikim i kohëve moderne, ka ridizajnuar një nga sixhadet e tij të famshme të kopshtarisë, kufijtë e Glasshouse në kopshtin kryesor Ëisley të Royal Horticultural Society në Surrey, në Mbretërinë e Bashkuar. Hapësira prej dy hektarësh, të cilën ai e ka rindërtuar 20 vjet pasi i krijoi, do të hapet për publikun muajin e ardhshëm.
“Pas 20 vitesh, dizajnit të këtij kopshtit i kishte kaluar koha,” thotë ai, teksa në studion e tij moderne në Hummelo në rrafshinat e ulëta të Holandës verilindore, një ekip filmik japonez po bën një dokumentar mbi punën e tij. "[Kufijtë e Ëisley-t] dukeshin ende mirë, por kishte nevojë për t'u rinovuar, kështu që mendova: nëse po rinovojmë mbjelljen, pse të mos rinovojmë edhe dizajnin?”, shprehet mjeshtri i kopshteve.
Oudolf ishte një nga themeluesit e “Lëvizjes së Re Shumëvjeçare”, një lëvizje që synon të përdorë bimë që imitojnë botën natyrore, me struktura të forta, barishte dhe varietete me lule nga bimë të tilla si kopëri, lule Akili, lule Anxhelika dhe lule Aliumi, sëbashku me ‘spërkatjet’ e ngjyrave nga lule të tilla s Liatris (apo siç njihet në shqip Ylli Flakërues), lule Echinacea, Rudbeckias (ose Lule Koni) apo Margarita të egra.
Burimi: The Guardian, Përshtati: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.