Java që lamë pas u mbyll me mot të thatë e mungesë reshjesh të theksuara, si pasojë e anomalisë që është krijuar në kontinentin europian.
Fundjava parashikohet të sjellë ndryshim të pjesshëm të kushteve klimaterike. Ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe prani të fenomenit të mjegullës në verilindje dhe juglindje, ndërsa të dielën vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të pakta në zonën perëndimore dhe reshje të pakta bore në Alpe.
Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat e mëngjesit: Zona malore -1/6, zona e ulët 6/14, bregdeti 6/14 gradë celsius. Në fillimin e javës moti do të jetë sërish i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, ndërsa mesdita më e ngrohte për shkak të rrezatimit diellor.
Edhe java e tretë e janarit do të dominohet nga mot i thatë, pa reshje, vetëm mjegulla do të mbetet fenomeni kryesor në zonën e Kukësit, Peshkopisë, Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




