Nga Gazeta ‘SI’ – Një nga projektet më të rëndësishme të programit të qeverisë së katërt të socialistëve, është krijimi i një “Credit Bureaus” ose ndryshe Byro e Kredisë.
Ndonëse në dokumentin e programit nuk bëhen të qarta detajet, një projektligj i mëhershëm nga Shoqata e Bankave tregon se cili ështëb funksioni i një Byroje për Kredinë.
Byroja për Kredinë ka për detyrë krijimin e regjistrit të individëve dhe bizneseve debitorë ndaj bankave dhe institucioneve financiare. Me anë të kësaj liste, Byroja vlerëson pikët e kreditit të këtyre individëve siç njihet me “credit score”, që ndihmon bankat të kuptojnë fuqinë paguese dhe gjendje e një aplikuesi për kredi.
Projektligji i Shoqatës parashikon që Byroja të drejtohet nga një subjekt privat me eksperiencë jashtë vendit dhe të mbikëqyret nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga Banka qendrore e Shqipërisë.
Plani për një Byro Kredie vjen pas një skandali gjigand me tregun financiar të mikrokredisë, ku rezultoi se institucionet pranonin aplikimet për kredi të individëve të paaftë financiarisht e madje edhe të paaftë mendërisht, si edhe personave që ishin tashmë kreditorë. Skandali që përfundoi dhe në fatalitet nxiti lëvizje nga Banka e Shqipërisë e cila forcoi rregulloren për mikrokreditë dhe ndryshoi kriteret e pranimit të kredisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



