Rend dhe Ligj

Të dënuarit e burgut të Drenovës, letër PS-PD për të përfituar aministinë penale

Gazeta Si - Disa të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë, i kanë drejtuar një letër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe atij të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas përjashtimit nga amnistia penale.

Në letrën drejtuar dy kryetarëve të grupeve parlamentare ata shprehin shqetësimin e tyre, se janë përjashtuar nga amnistia për shkak se janë dënuar nga GJKKO, ndërsa të tjerët që kanë të njëjtat vepra penale si këta, e përfitojnë.

Ata thonë se dënimet e tyre janë deri në 10 vite, duke vendosur krah emrave të tyre edhe akuzat për dënimet që janë kryesisht për trafik dhe kultivim droge dhe pastrim parash.

Në shkresën e siguruar, thuhet se ata janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Veprat penale janë për “trafik narkotikësh”, “kultivim i bimëve narkotike”, “ndihmë kalim të paligjshëm të kufijve”, “pastrim parash”, ndërsa në peticion kanë shkruar edhe emrat e disa prej të dënuarve për këto vepra penale. Të njëjtat vepra sipas tyre përfitojnë nga amnistia, por që nuk janë dënuar nga GJKKO.

Të dënuarit thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

Ndërsa sipas tyre të tjerë që janë dënuar për vrasje kanë përfituar nga amnistia. Me këtë peticion, shkon në 50 numri i të dënuarve që kërkojnë të merren në konsideratë për të përfituar amnistinë.

Ky peticion përfshin rreth 50 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa është i dyti pas të dënuarve në burgun e Reçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë