Policia e Sarandës dhe Vlorës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge dhe vjedhje.
Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim, H. Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke, e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Po ashtu është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është bërë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të dy vendimeve në 2014 dhe 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




