Lajme

Të dënuar me burg përjetë, emrat dhe fotot e dy personave të rrezikshëm

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e dy personve të tjerë që janë në kërkim si pjesë e listës së 50 personave më të rrezikshëm në Shqipëri.

Këta janë të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit të dënuar për vrasje, ngjarje të ndodhura në vitin 2001 dhe 1992.

Bëhet fjalë për të dënuarin me burg përjetë, Gleron Jahjolli.

Siç njofton policia, ky shtetas më 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari tjetër me burg përjetë është Fran Prendi. Ai më 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë