Të burgosurit në një burg në veri të Barcelonës kanë prodhuar mijëra figurina balte të liderëve dhe personazheve të famshëm botërorë duke kryer nevojat personale, si një traditë Krishtlindjesh që vjen nga Katalonia e Spanjës.



Fillimisht, figurat “The Caganer” ishin barinj të fshehur mes skenave të lindjes së Krishtit, por tradita është zgjeruar duke përfshirë figura të famshme gjatë këtij viti.



Burgu Puig les Basses u mësoi të burgosurve se si të bënin statujat në bashkëpunim me një biznes familjar privat, Caganer.com, i cili këtë vit shtoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në koleksionin e tij prej më shumë se 600 modelesh, duke përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin, mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II dhe Mbretin Charles III.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




