“Mes të gjitha çështjeve të parëndësishme “, tha Papa John Paul II, “futbolli është me siguri më i rëndësishmi”.
Ndërsa Papa i asaj kohe pa një entuziazëm pothuajse fetar në ndjekësit e lojës së bukur, ai ndoshta nuk u konsultua me shumë ekonomistë përpara se të shprehte deklaratën e tij.
Kjo për shkak se konsensusi i përgjithshëm është se të bujtësh një Kupën e Botës nuk ia vlen investimi. Edhe pse mund të jetë interesante të akuzosh ekonomistët si sportistë të këqij, shumë fakte tregojnë se ata kanë të drejtë.
Organizatorët e Kupës së Botës që bujtet këtë verë në Rusi kanë parashikuar që i gjithë impakti ekonomik i turnout mund të jetë 30.8 miliard dollar deri më 2023. Efekti i parashikuar krijohet nga shpenzimet për ndërtim dhe investimet e përgjithshme. Në të vërtetë, shpesh mendohet se pritja e Kupës Botërore ose e ndonjë ngjarjeje tjetër të madhe sportive mund të nxisë dhe rrisë ekonominë e një vendi duke tërhequr turistë, duke iniciuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, duke promovuar vendet dhe qytetet si vende me klimë të mirë për të bërë biznes. Por kostoja e të arriturit të këtyre qëllimeve fisnike duket se i tejkalon përfitimet ekonomike që prodhojnë. Pse?
Kostot oportune
Arsyeja e parë është thjesht kostoja oportune për të pritur një turne të madh sportiv. Paratë e shpenzuara për infrastrukturë të re ose për të rikosntruktuar atë ekzistuese është mirë të përdoren me më mençuri në investime afatgjata në fusha kritike të ekonomisë. Ndërtimi në shkallë të gjerë zakonisht arsyetohet me mendimin se do të ngrerë rritjen ekonomike në afat të shkurtër dhe përmirësimi i infrastrukturës do të sjellë përfitime afatgjata në shoqëri.
Kjo mund të jetë e vërtetë – një rritje në shpenzimet qeveritare duhet të çojë në një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto – Rritja Inkluzive e Forumit Ekonomik Botëror dhe Raporti i Zhvillimit argumentojnë se fokusimi në rritjen inkluzive është më e rëndësishme. Kjo do të thotë të shpenzosh për të ofruar si rritje ekonomike ashtu edhe përmirësime të vazhdueshme të qëndrueshme në standardet e jetesës.
Fatkeqësisht, infrastruktura sportive është e kushtueshme shtrenjtë për tu ndërtuar dhe mbajtur, është e vështirë të përdoret me frekuencë të mjaftueshme për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes. Një stadium nuk është me të vërtetë thelbësor për mirëqënien ekonomike të një punëtori të mesëm. Në këtë mënyrë, nëqoftëse turne të tillë janë një justifikim i përshtatshëm për të ndërtuar dhe dhe për të përmirësuar infrastrukturën kombëtare tangjenciale, pse të mos nxjerrin përfitime të barazvlefshme me një kosto më të ulët duke eliminuar stadiumin nga ekuacioni?
Në argumentin e tij kundër bujtjes së mega ngjarjeve sportive, ekonomisti Andreë Zimbalist rendit shembujt e elefantëve të bardhë të lënë në mëshirë të fatit në përfundim të turneve të ngjajshme pasi u përdorën në aktivitete në qytet. Përpara Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, banorët me të ardhura të ulëta që jetonin në vendbanime pranë vendeve të turneut thuhet se u dëbuan në një përpjekje për të përmirësuar imazhin e vendit në skenën kombëtare, duke bërë që shumë syresh të ngrinin shumë pyetje në lidhje me; nëse paratë e shpenzuara për Botërorin, do të ishin shpenzuar më mirë në përmirësimin e komuniteteve të varfëra.
Stadiumi i Kupës Botërore më të shtrenjtë të Brazilit tanimë është një parking dhe përgatitjet e vendit për Kupën Botërore kushtojnë rreth 11-14 miliard dollarë. Gjykata Kombëtare e Audituesëve të Brazilit arriti në përfundimin se shpenzimet publike në Kupën e Botës do të ishin “para të mjaftueshme për të paguar dy herë bilancin vjetor të të gjithë vendit Bolsa Familia (mirëqënien sociale)”. Kur matet kundrejt një ndikimi ekonomik të pritur prej 3-13 miliardë dollarë, është e vështirë të argumentohet se taksapaguesit panë një kthim të drejtë në investimin e tyre.
Të ndryshosh modelet e turizmit
Ngjarje të mëdha sportive sigurisht që tërheqin mijëra fansa sportistësh. Por mund të ndikojnë në stepjen e turistëve të konsoliduar dhe mbjatjen larg të tyre nga vendet e njohura me vlera historike e turistike. Sa i përket faktit nëse këto turne rrisin numrat e përgjithshëm të turizmit, provat mund të tregojnë të kundërtën.
Si në Pekin, ashtu edhe në Londër, vizitat turistike u ulën vitit pas viti në vitet e tyre olimpike, respektivisht në vitin 2008 dhe 2012, ndërsa muzeu më i populluar në Mbretërinë e Bashkuar, Muzeu Britanik, rezultoi me 22% më pak vizitorë gjatë muajit që u mbajtën ndeshjet. Vlerësimi i qeverisë britanike pas Lojrave Olimpike arriti në përfundimin se “ka pasur zhvendosje thelbësore të vizitorëve të rregullt të cilët u frustruan nga parashikimet për mbipopullim, dhe rritje të çmimeve”.
Edhe kur numri i turistëve rritet, jo domosdoshmërisht prodhon fitim maksimal, sepse ka një shpenzim që lidhet me thithjen e vizitorëve. Përpara Kupës së Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, u parashikua që në vend do të hynin për turneun 450,000 turistë. Në fund, vetëm 2/3 u arritën. Pavarëisisht numrit të reduktuar, shpenzimet e vizitorëve u rritën me gati një të katërtën, por me një kosto për qeverinë e Afrikës së Jugut deri në 13,000 dollarë. Për afërsisht me të njëjtën shumë, vendi mund të kishte paguar rrogat e të gjithë popullsisë në moshë pune për një javë.
Megjithatë është e vështirë, të përcaktohet se ku shkojnë paratë që shpenzojnë turistët. Çmimet e hoteleve rriten gjatë ngjarjeve të tilla, por pagat e punëtorëve të shërbimit nuk shkojnë domosdoshmërisht në të njëjtën masë, kjo do të thotë që kthimet në kapital janë me shumë mundësi më të mëdha se atë të punës. Duke menduar të ardhmen e Rusisë në raport me këtë botëror futbolli, analistët parashikojnë se përfitimet ekonomike nga ky turne 2018 do të jenë nga industria e turizmit, por i kanë përshkruar ato si të papërfillshme saqë sipas tyre janë “të barabarta me atë të një gabimi statistikor”.
Rritja e pjesës së të ardhurave për organet drejtuese
Ekonoimitë e avancuara duhet të kenë përparësi gjenerimin e një sufiçiti financiar nga garat, duke pasur parasysh se infrastruktura e tyre ekzistuese sportive, mikpritëse dhe lëvizëse zakonisht kërkon përmirësime të vogla. Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Los Anxhelos shpesh citohen si një konkurs i suksesshëm dhe fitimprurës e Olimpiada e Londrës rezultoi me 5.2 miliardë dollarë të ardhura. Ka të ardhura të shumfishta që ekzistojnë për organizatorët, përfshirë shitjen e biletave, shitja e produkteve sportive, sponsora dhe marrëveshjet e liçencimit, por të ardhurat më të mëdha vijnë nga të drejtat televizive. Megjithatë, organet qeverisëse që presin këto ngjarje sportive, po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të këtyre të ardhurave, duke e bërë gjithmonë e më të vështirë edhe për organizatorët vendorë më efiçentë që të fitojnë para.
The Economist tregon që Komiteti Ndërkombëtar Ekonomik tani merr më shumë se 70% të ë ardhurat e televizionit nga Lojërat, duke u rritur nga 4% në mes të viteve 1960 dhe 1980. Organi qeverisës i futbollit FIFA mblodhi pothuajse 5 miliardë dollarë të ardhura nga Kampionati Botëror 2014, rreth gjysma e të cilave erdhi nga të drejtat televizive, pavarësisht që nuk kontribuonin në koston e organizimit të turneut.
The flip side
Gjithë kjo nuk do të thotë se të bujtësh Kupën e Botërorit është tërësisht pa rëndësi. Shumë ngjarje sportive janë nga ato pak gjëra që me tëv vërtetë e bëjnë të gjithë planetin bashkë. Sporti është një është një mjet i fuqishëm për të kapërcyer ndasitë shoqërore. Lojërat Olimpike Dimërore më të fundit treguan aftësinë e sportit për të ndrequr dallimet kur atletët nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marshuan nën një flamur të përbashkët.
Dhe nuk është tërsisht e drejtë që këto ngjarje të reduktohen tek numrat dhe statistikat e forta. Turneu ka një faktor të ndjeshëm, dhe tregimet frymëzuese të suksesit mund të inkurajojnë fëmijët dhe të rriturit që të merren me sport. Goldman Sachs madje ka treguar se tregu i bursës rritet si në vendin pritës dhe në vendin që fiton Kupën Botërore – të paktën në afat të shkurtër.
Në fund të fundit, shumë prej pritësve nuk janë tepër të fokusuar në koston e ngjarjeve. Ata përdorin një Kupë Botërori ose Olimpiada për të dërguar një sinjal për pjesën tjetër të botës. Kina, për shembull, po zhvillon industrinë e saj sportive si një zgjatje të politikës diplomatike të saj. Ndërsa ekonomia e saj diversifikohet, roli i saj në arenën ndërkombëtare po rritet. Një proces që filloi me Olimpiadën e vitit 2008 u pasua nga një investim i madh në futbollin kinez dhe do të vazhdojë përtej Olimpiadës Dimërore 2022, që do të zhvillohet në Pekin.
Ka edhe një sugjerim që mund të funksionojë, përmes një studimi që tregon se vendet që organizojnë Lojërat Olimpike përjetojnë një rritje të tregtisë. Por edhe vendet që kërkojnë të presin ngjarje të mëdha sportive, por humbin në shifra, shohin tregtinë e tyre të rritet, duke treguar se mesazhi që japin është se janë të hapur për biznes, më shumë se sa vlen në vetvete ngjarja.
Për Rusinë këtë verë, është e vështirë të përcaktohet nëse roli i saj si pritëse e Kupës së Botës është pjesë e një strategjie të ndërtimit të kombit ose thjesht një çështje rrethanash. Kur vendi filloi të jepte ofertat për të organizuar turneun e këtij viti, kryeqyteti i tij, Moska sapo kishte pritur finalen e Ligës së Kampionëve dhe ekipi kombëtar kishte përparuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian. A mund të ketë ndodhur që Presidenti Vladimir Putin thjesht mbeti në këtë gumëzhimë?
Në fund, siç ndodh në futboll, nëse mendoni se ia vlen të shpenzohet për Kupën Botërore, kjo varet nëse zemra dominon mbi kokën tuaj. Sa për atë që do ta fitojë? Ndërsa ish-mesfushori i Anglisë Paul Gascoigne tha: “Unë nuk kam parashikuar kurrë nuk do ta bëj”./World Economic Forum./
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.