Sociale

Të ardhurit nga Italia, vetëm 37 vetë e shkelën vetizolimin

Qeveria ka nxjerrë një urdhër që të ardhurit nga zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi si Italia të vetizolohen për 14 ditë. Por fillimisht e nisi si një këshillim ndajt tyre, por më pas u vendos nga qeveria që të gjithë shkelësit nëse do të dalin nga shtëpitë e tyre do të gjobiten me 5 mijë euro dhe se nuk do të kthehen drejt Italisë pa paguar gjobën. Për këtë qeveria ngriti dhe grupe patrullimi të përbashkëta mes policisë dhe ushtrisë për të kontrolluar shkelësit e këtij urdhri. Nuk dihet se sa është shifra totale e personave që u është kërkuar vetkarantinimi, por kryeminitri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se më 15 mars ka pasur vetëm 37 persona që e kanë thyer këtë urdhër. E kjo shifër për të gjithë Shqipërinë. "Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi, por lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si…", shkruan Rama në Facebook.
Ndërsa publikon dhe një grafik të shkelësve të ligjit gjatë këtyre ditëve. Kështu me 13 mars ka pasur 100 shkelës të këtij urdhri, ndërsa kurba ka rënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë