Udhëtarët e vetëm që vizitojnë Barcelonën së shpejti mund të mbeten të uritur pasi disa restorante e kanë ndaluar ngrënien vetëm.
Restorantet e hapura janë tepër të njohura gjatë pranverës dhe verës kur miliona turistë dynden në qytet.
Por ky është një lajm i keq për darkuesit e vetëm pasi restorantet kanë filluar t’i largojnë ata në favor të grupeve që sjellin më shumë para.
Në qendër të Barcelonës , disa restorante – kryesisht në Carrer de Blai e cila njihet për baret e saj dhe në lagjen Eixample – kanë filluar t’i largojnë darkuesit “beqarë”.
Gazeta e përditshme spanjolle El Pais raportoi se kamerierët po japin justifikime si për shembull: “janë të rezervuara”.
Për njerëzit që udhëtojnë dhe darkojnë vetëm, një pritje e ftohtë nuk është edhe aq e pazakontë. Të ulesh pranë tualetit, kuzhinës apo edhe të zhvendosesh në një cep të fshehur është shumë e zakonshme.
Por banorët vendas në Barcelonë tani po ndiejnë gjithashtu ndikimin e turizmit në restorantet e Barcelonës.
Një vendas i tha gazetës se ai provoi disa restorante në të njëjtën mbrëmje dhe asnjë nuk e pranoi, pavarësisht se kishte tavolina bosh.
“Në restorantin e parë mora një tavolinë, erdhi shpejt një kamerier dhe më tha se ishte e rezervuar. Nuk ishte. Sapo u ngrita, një grup turistësh që ishin pas meje u ulën”, tha ai.
Një tjetër i tha se do të kishte vetëm 20 minuta kohë për të ngrënë vaktin e tij dhe restoranti i fundit që provoi i tha drejtpërdrejt se tarraca ishte vetëm për grupe.
Pse restorantet i refuzojnë konsumatorët e vetëm?
Arsyeja pas ndalimit të darkave të vetme është financiare.
Tavolinat me grupe ka të ngjarë të shpenzojnë më shumë se dikush duke ngrënë vetëm. Dhe grupet e turistëve gjithashtu shpenzojnë më shumë para se vendasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.