Mendim

Taulant Balla mes shokut ‘Zylo’ dhe ‘Demkës’

Taulant Balla qëndroi thuajse në të njëjtin vend të dielën, si në mbledhjen e kaluar të Kongresit të fund korrikut kur Rama befas i komunikoi se nuk do të ishte më ministër i Brendshëm.

Në kah të Erion Veliajt (i cili ka hesape të hapura me drejtësinë), Balla e shoqëroi largimin e tij nga detyra e rëndësishme, duke u nënqeshur, si një përpjekje për të mos lene ti regetinte ne fytyre asgje.

Të njëjtën emocion përcolli edhe të dielën. Me një buzëqeshje të sforcuar, pa folur për mediat por përmes një postimi të gjatë në Facebook, në fund të ditës, Balla bindi veten se detyra që i kishte dhënë Rama (duke e hequr nga drejtues politik qysh prej 2017) ishte një atribut i madh për të.

“..Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës”, shkruan Balla ndër radhë.

Me pak fjalë Balla do të merret me diasporën, një detyrë të cilën Rama ia dha sa për të qenë sërish (si i kooptuar) në kryesinë e PS-së dhe për më tepër për ta hequr edhe nga angazhimi në terren, sa kohë Balla ashtu si edhe Klosi (sipas rregullit të ri të përcaktuar nga Rama) do të jenë në listën e mbyllur të PS-së, që do të thotë në një vend të sigurt për mandatin e ardhshëm të deputetit.

I angazhuar me detyra që në epoken "Nano", në 2017 ai merr detyrën e kryetarit të grupit parlamentar dhe qysh prej asaj dite, Balla kishte një ëndërr si shoku ‘Zylo’ (personazhi i shkrimtarit Dritero Agolli) që të bëhej (jo ambasador) por ministër.

Në korrik të vitit të kaluar, Rama e njoftoi publikisht për detyrën që ai priste prej vitesh.

Balla angazhohet seriozisht, lë pushimet mënjanë dhe e shohim të kudogjendur deri edhe duke shpërndarë shishe me ujë për turistat në kufi të vendit.

Me aluzionin se ka me vete edhe mbështetjen e ‘kryetarit’ Ballën në një vit detyrë e pamë në një vrapim marrafrymës.

Ditët e fundit të korrikut, kur politika ziente me thashetheme, Balla del sa hap e mbyll sytë në një emision televiziv në mbrëmje dhe flet për arritjet e tij në krye të ministrisë.

Në fund të ditës Balla doli para pasqyrës duke parë veten e tij por jo atë që duhet të ishte për ‘kryetarin’.

Brenda 24 orësh Rama shpall fermanin duke e shkarkuar dhe e çon të përballet me ‘llazuret’ e opozitës në Kuvend. E largon gjithashtu nga drejtues qarku dhe nga terreni. Por Balla ashtu si personazhi tjetër ‘Demka’ i është nënshkruar vullnetit të kryetarit pa pyetur për parimet (se si duhet te behen emerimet ne parti) apo fundja dinjitetin e vet se pse karriera e tij politike po rrokulliset ne kaq pak kohë sa andej e këndej. Të paktën deri më tani, kaq mund të kuptojmë publikisht.

Se çfarë fshihet pas arsyeve të vërteta, zhvillimet pritet ta tregojnë. Nëse Balla është thjesht një personazh apo diçka më shume si test që mund ta ngrejë sërish në shkëlqimin e tij ose mund ta fundosë përfundimisht... Edhe një njeri si ai me mbi 2 dekada atribute në PS


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë